Edukim cilësor dhe konkurrues, për një shoqëri të bazuar në dije.

Suksesi i shkollës

Shkolla jonë ka përfunduar me sukses procesin e evaluimit integral nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit. Ky proces është një vlerësim i gjithanshëm i punës së shkollës, i cili analizon cilësinë e procesit mësimor, menaxhimin e institucionit, arritjet e nxënësve, bashkëpunimin me prindërit dhe komunitetin, si dhe funksionimin e përgjithshëm të shkollës.

Me kënaqësi dhe krenari ju njoftojmë se shkolla jonë është vlerësuar me notën mesatare 3.45, e cila konsiderohet një rezultat shumë i lartë dhe e rendit shkollën tonë ndër shkollat me performancën më të mirë.

Ky rezultat është fryt i punës së përbashkët dhe përkushtimit të vazhdueshëm të kolektivit të arsimtarëve, nxënësve, prindërve dhe gjithë stafit të shkollës.

Një falënderim i veçantë i shkon ekipit të evaluimit dhe në veçanti z. Ylber Zenku, Kryeshef i Regjionit te Inspektoratit shteteror te arsimit dhe Inspektor i larte shteteror i Arsimit për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar gjatë realizimit të këtij procesi të rëndësishëm.

Ky vlerësim na motivon që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me përkushtim në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe në krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit tanë.

Falënderojmë të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë në suksesin dhe zhvillimin e shkollës sonë!

Dokumentin e plotë mund ta lexoni KËTU

Comments are closed.
Për shkollën

Organizimi i procesit mësimor sipas standardeve më të larta, shërbim profesional. Aktivitete mësimore, jashtmësimore, argëtuese…

Kontakt

ADDRESS:
rr.101 p.n
Nerasht, 1203

Tetovë

North Macedonia

tel/fax: 38944 345386
email: ismail_qemali@hotmail.com