NJË INVESTIM I RËNDËSISHËM PËR SHKOLLËN TONË – PËRFUNDON PROJEKTI I NGROHJES ME POMPA TERMIKE! Përfundon me sukses projekti tejet i rëndësishëm për SHFK “Ismail Qemali” – Nerasht. Projekti për modernizimin e sistemit të ngrohjes së shkollës me pompa termike tashmë është realizuar, duke krijuar kushte më të mira, më të ngrohta dhe më të përshtatshme për nxënësit dhe stafin …
Shkolla jonë edhe më e bukur dhe më funksionale! Falë një donacioni shumë të çmuar, ambientet e klasave tona janë pasuruar me 50 banka të reja dhe 85 karrige për nxënësit e klasave I–IX. Këto mjete do të krijojnë kushte më të mira pune dhe një atmosferë më të përshtatshme për mësim. Falënderojmë nga zemra donatorët Besim Bakiji dhe Naim …
Shkolla jonë me një tjetër arritje të rëndësishme! Sot kemi nderin dhe kënaqësinë të ndajmë me ju lajmin e madh për marrjen e Shenjës së Cilësisë në kuadër të programit eTwinning dhe se shkolla është shpallur zyrtarisht eTwinning School 2025–2026 nga Komisioni Evropian. Një vlerësim i lartë evropian që tregon përkushtimin, punën dhe angazhimin e shkollës sonë në projektet ndërkombëtare. …
Shkolla jonë mori pjesë në Panairin e Shkencës”Maarif Science Fair” 2025. Nxënësit tanë Drini, Learti dhe Unejsa prezantuan me sukses projekte të ndryshme shkencore dhe treguan përkushtim dhe interes për shkencën. Falënderojmë të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen!
Klubi i Gazetarisë Nerasht është i ngazëllyer të njoftojë se kanë publikuar një numër të gazetës së tyre shkollore. Gjatë muajve të fundit, studentët janë mentoruar nga vullnetarja jonë e Korpusit të Paqes, Enrique. Nxënësit mësuan për rëndësinë e tregimit dhe mënyrën e realizimit të intervistave. Gazeta u krijua tërësisht nga nxënësit dhe u shpërnda në klasat e tyre.
Shkolla jonë është fituese e çmimit të parë në eTwinning për projektin e saj inovativ në Agjendën e Gjelbër, duke dëshmuar përkushtimin dhe suksesin në edukimin mjedisor. Ky vlerësim pasqyron punën e palodhur të nxënësve dhe mësuesve tanë në ndërgjegjësimin dhe veprimin për një mjedis më të qëndrueshëm, e gjitha kjo nën menaxhimin e arsimtares mentore Hasime Jashari. Përmes bashkëpunimit …
Pjesëmarrje në festivalin ndërkombëtar Science on Stage 2024 – TURKU FINLANDË Me kënaqësi, përfaqësojmë shkollën tonë në festivalin prestigjioz Science on Stage 2024, i cili u mbajtë ne Turku të Finlandës, ku vendi ynë merr pjesë për herë të parë. Ky festival ka për qëllim rritjen e cilësisë së arsimit duke përfshirë edukimin STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), dhe …
Një grup nxënësish të SHFK “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me shoqatën Pishtari, realizuan hulumtime terrenike në Malin Sharr. Nxënësit u njoftuan me rregullat që duhet të zbatohen gjatë daljeve në terren, pastaj ata e realizuan hulumtimin e tyre në lokalitete të ndryshme të këtij masivi malor, duke filluar nga ekosistemet e pyjeve gjethërënëse, gjethëmbajtëse dhe kullotat. U analizuan kufijtë gjeografikë …
Nxënësit e shkollës sonë pjesëmarrës në projektin ERASMUS +. Vendet pjesëmarrëse: PORTUGALIA, ITALIA, POLONIA, MAQEDONIA E VERIUT, TURQIA
Organizimi i procesit mësimor sipas standardeve më të larta, shërbim profesional. Aktivitete mësimore, jashtmësimore, argëtuese…
ADDRESS:
rr.101 p.n
Nerasht, 1203
Tetovë
North Macedonia
tel/fax: 38944 345386
email: ismail_qemali@hotmail.com
| Cookie | Duration | Description |
|---|---|---|
| cookielawinfo-checkbox-analytics | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics". |
| cookielawinfo-checkbox-functional | 11 months | The cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional". |
| cookielawinfo-checkbox-necessary | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary". |
| cookielawinfo-checkbox-others | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other. |
| cookielawinfo-checkbox-performance | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance". |
| viewed_cookie_policy | 11 months | The cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data. |