rr.101 p.n, Nerasht, 1203 Tetovë

+38944 345386

044 345 386

ismail_qemali@hotmail.com

SHFK Ismail Qemali

rr.101 p.n, Nerasht, 1203

07:30 - 18:00

e Hënë deri të Premten

044 345 386

ismail_qemali@hotmail.com

sh.f. Ismail Qemali

rr.101 p.n, Nerasht, 1203

07:30 - 18:00

e Hënë deri të Premten

Rreth shkolles

Misioni i shkollës

Misioni i shkollës “Ismail Qemali” është të edukojë nxënësit në një atmosferë pozitive dhe plot respekt, ku ata mund të zbulojnë dhe vlerësojnë të qënit unik, ku mund të tregojnë potencialin e tyre të plotë. “Të bëhet një shkollë sa më elitare, si nga cilësia e punës, ashtu edhe nga cilësia e rezultateve”. Ne e realizojmë këtë mision duke e mësuar fëmijën në “tërësinë e tij, për nevojat e tij intelektuale, emocionale, fizike, sociale dhe shpirtërore”. Të gjitha këto arrihen duke mbajtur një nivel të lartë dhe rigoroz akademik, dhe duke inkurajuar zhvillimin e karakterit. Ata duhet të kuptojnë se të qenit udhëheqës dhe të pasurit një të ardhme të suksesshme varet nga një standart i lartë moral.

Zhvillimi i kapaciteteve për sigurimin dhe zbatimin e risive në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit duke eliminuar të gjitha pengesat që iu pamundësojnë nxënësve plotësimin e potencialit të tyre në frymën e standardeve të reja të arsimit. Shkolla jone punon qe t’i sigurojë nxënësit zhvillimin maksimal etik, intelektual, fizik, social, estetik, shpirteror etj., që ai të jetë i zoti të mendojë në mënyrë kritike, krijuese dhe eksploruese, të ketë vetëbesim, të dijë të punojë në grup dhe të jetë i gatshëm të ofrojë përpjekjet e tij për mirëqenien, përparimin, lirinë, paqen, etj. për një jetë më të mirë në kushtet e shoqerise demokratike (dhe në shkollë).

Vizioni

Vizioni i shkollës sonë është që të kontribuojë dhe të jetë në rrjedhë për formim cilësor të të gjithë individëve duke kultivuar shprehi te nxënësit me vlera edukative e arsimore, shoqëri të dijes, e shoqëri të integruar me mundësi të barabarta për zhvillim personal të të gjithë individëve

Edukim cilësor dhe konkurrues, për një shoqëri të bazuar në dije, me sistem të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës që do të mundësoj zhvillimin socio-ekonomik dhe rritjen e mundësive për mësim gjatë gjithë jetës. Staf arsimor të kualifikuar dhe trajnuar pra të përgatitur për të nxjerrë kuadro nxënësish me njohuri, shkathtësi dhe vlera të garantuara të cilat ju mundësojnë një nivel bazë të qëndrueshëm. Duam që shkolla jonë të jetë mjedis i sigurt dhe i disiplinuar në të cilën nxënësit do të vijnë me kënaqësi, për shkak se në të mësimi do të jetë bashkëkohor, efikas, cilësor dhe i përshtatshëm për nevojat dhe interesat e nxënësve, arsimtarëve dhe komunitetit.