rr.101 p.n, Nerasht, 1203 Tetovë

+38944 345386

044 345 386

ismail_qemali@hotmail.com

SHFK Ismail Qemali

rr.101 p.n, Nerasht, 1203

07:30 - 18:00

e Hënë deri të Premten

044 345 386

ismail_qemali@hotmail.com

sh.f. Ismail Qemali

rr.101 p.n, Nerasht, 1203

07:30 - 18:00

e Hënë deri të Premten

Historiku i shkollës

Shkolla fillore ,,Ismail Qemali” graviton në teritorin e komunës së Tearcës. Si shkollë katër vjeçare filloi të funksionoj në vitet 1945/46 në kushte shumë të vështira në qendër të fshatit me një mejtep me hapsirë shumë të vogël, dhe jo të përshtatëshme për mbajtjen e mësimit, mirëpo nxënësit dhe prindërit e atëhershem entuziast dhe të etshëm për të ditur shkrim – lexim dhe për dituri, edhe pse në mungesë të kushteve elementare për mësim me gjithë dëshirën më të madhe pranonin që të mësojnë në ato kushte.
Në mungesë të kuadrit arsimor në atë kohë mësimi organizohej në gjuhën serbe dhe alfabetin kirilik, mësues i asaj kohe ishte një malazez me emrin Novica, ku nxënësit dhe prindërit e fshatit e thirrnin ,,DASKALL” që në gjuhën shqipe don të thotë mësues.
Pas mësuesit malazes erdhën mësues shqiptarë si Hafis Zudia, Nazmi Patpati, Mexhit Mexhiti, Nazmi Sulejmani, Memet Gega etj. Mirëpo, me rritjen e numrit të nxënësve më në atë mejtep nuk kishte vend për të mësuar, dhe me iniciativë të një grupi fshatarësh dhe parisë së atëhershme të fshatit u arritë marëveshje që të ndërtohet një objekt shkollor një katësh, mirëpo fshati nuk kishte vend për ndërtimin e objektit dhe bënë ndrim me nje fshatar ku i dhane shume metra katror, për me marrë disa dylim toke që të ngrejnë një godinë shkollore deri në klasë të katërt.
Shkolla e atyre viteve u emërua me emrin e patriotit vlonjat Isamil Qemali, por si shkollë periferike e shkolles se fshatit Vratnicë. Më 1968/69 themelohet shkolla tetëvjeçare ku si mësues të parë ishin Murat Pollozhani( nga Struga) Xhemali Beqiri dhe Sabri Qamili nga fshati Nerasht, Nazif Selami, Mevaip Saliu. Jonuz Iseni etj. Shkolla jone sot punon me dy ndrime, me 274 nxenes.

Për shkollën

Organizimi i procesit mësimor sipas standardeve më të larta, shërbim profesional. Aktivitete mësimore, jashtmësimore, argëtuese…

Kontakt

ADDRESS:
rr.101 p.n
Nerasht, 1203

Tetovë

North Macedonia

tel/fax: 38944 345386
email: ismail_qemali@hotmail.com