rr.101 p.n, Nerasht, 1203 Tetovë

+38944 345386

044 345 386

ismail_qemali@hotmail.com

SHFK Ismail Qemali

rr.101 p.n, Nerasht, 1203

07:30 - 18:00

e Hënë deri të Premten

044 345 386

ismail_qemali@hotmail.com

sh.f. Ismail Qemali

rr.101 p.n, Nerasht, 1203

07:30 - 18:00

e Hënë deri të Premten

Kodeksi për sjellje

  1. Për qëndrim të këndshëm, të sigurtë dhe të suksesshëm në shkollë të
    nxënësve, të punësuarve dhe vizitorëve duhet të respektohen rregullat e poshtëshënuara të sjelljeve.
  2. Lëvizja gegjësisht qarkullimi i nxënësve dhe punonjësve brenda dhe
    jashtë shkollës zhvillohet në mënyrë rigoroze, me respektimin e  shenjave të cilat tregojnë drejtimin e lëvizjes dhe mbrojtjen e distancës së nevojshme minimum prej 1,5 metër gjatë pritjes radhë të nxënësve para dhe brenda në shkollë.
  3. Prindërit / kujdestarët i dërgojnë nxënësit deri të hyrja e caktuar e shkollës dhe ndalohet hyrja e tyre në shkollë, përveç për prindërit/ kujdestarët dhe asistentët arsimor fëmijët e të cilëve janë me nevoja të veçanta arsimore me mbajtjen e obligueshme të maskës/ mbulimin e fytyrës.
  4. Ndalohet përshëndetja me kontakt fizik për punonjësit në shkollë dhe
    nxënësit.
  5. Dërgesat për nevojat e shkollave e marrin përgjegjësit, punonjësit në
    shkollë nga hyrja dytësore e shkollës, ndërsa hyrja kryesore lejohet vetëm për tekniket e shërbimeve ose ofruesit tjerë të shërbimeve të cilat janë të domosdoshëm (p.sh. zbatimi i masave parandaluese dhe masave epidemiologjike siç janë kontrollimi i ujit të konsumueshëm, siguria e ushqimit etj) me respektimin e detyrueshëm të masës për dezinfektimin e duarve si dhe mbajtja e maskës mbrojtëse/ mbulesës së fytyrës dhe mbrojtës së këpucëve.
  6. Për zbatimin e rregullave të lartpërmendura janë përgjegjës nxënësit,
    udhëheqësit e klasëve, arsimtarët kujdestar, personeli teknik, shërbimi pedagogjik, dhe drejtori i shkollës .