Një grup nxënësish të SHFK “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me shoqatën Pishtari, realizuan hulumtime terrenike në Malin Sharr. Nxënësit u njoftuan me rregullat që duhet të zbatohen gjatë daljeve në terren, pastaj ata e realizuan hulumtimin e tyre në lokalitete të ndryshme të këtij masivi malor, duke filluar nga ekosistemet e pyjeve gjethërënëse, gjethëmbajtëse dhe kullotat. U analizuan kufijtë gjeografikë të biodiversitetit dhe u njohën me bimët mjekësore. Nxënësit gjithashtu patën rastin të shfrytëzonin aplikacione të ndryshme për determinimin e specieve dhe llojet e shkëmbinjëve. Materialet e siguruara nga puna në terren u herbarizuan për të vazhduar me hulumtime laboratorike në laboratorin e shkencave natyrore të shkollës.




