Edukim cilësor dhe konkurrues, për një shoqëri të bazuar në dije.

Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë 2026/2027

SHFK Komunale “Ismail Qemali” – Nerash njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se ka filluar procesi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027.

Regjistrimi do të realizohet në përputhje me dispozitat e Ligjit për Arsimin Fillor dhe do të zhvillohet në ambientet e shkollës nga 04 maj deri më 31 maj 2026.

Kush ka të drejtë të regjistrohet?

Të drejtë regjistrimi kanë fëmijët e lindur gjatë vitit 2020, si dhe fëmijët që do të mbushin moshën e përcaktuar për regjistrim deri më 31 janar 2027, me kërkesë paraprake të prindit ose kujdestarit dhe me mendimin e pedagogut të shkollës.

Dokumentet e nevojshme

Për regjistrim, prindërit duhet të paraqesin këto dokumente:

  • Certifikatën e lindjes;
  • Vërtetim për vaksinat e pranuara;
  • Vërtetim nga stomatologu (kontrolli i dhëmbëve);
  • Vërtetim nga oftalmologu (kontrolli i syve).

Pjesëmarrja e njërit prind së bashku me fëmijën gjatë regjistrimit është e domosdoshme.

Vendi dhe afati i regjistrimit

📅 Periudha e regjistrimit: 04.05.2026 – 31.05.2026

📍 Vendi: Zyra e pedagogut, SHFK Komunale “Ismail Qemali” – Nerash.

Informata shtesë

Për çdo pyetje ose informacion shtesë, mund të kontaktoni pedagogun e shkollës në numrin:

📞 075/205-048

Mirëpresim të gjithë nxënësit e rinj në familjen e madhe të SHFK Komunale “Ismail Qemali” dhe u urojmë një fillim të mbarë në rrugëtimin e tyre arsimor!

Comments are closed.
Për shkollën

Organizimi i procesit mësimor sipas standardeve më të larta, shërbim profesional. Aktivitete mësimore, jashtmësimore, argëtuese…

Kontakt

ADDRESS:
rr.101 p.n
Nerasht, 1203

Tetovë

North Macedonia

tel/fax: 38944 345386
email: ismail_qemali@hotmail.com