Edukim cilësor dhe konkurrues, për një shoqëri të bazuar në dije.

Patronati i Shkolles dhe Festa e Flamurit

Festë, kulturë dhe krenari në Shkollën Fillore “Ismail Qemali” – Nerasht! 🇦🇱

Sot zhvilluam një program të mrekullueshëm kulturor-artistik, ku festuam së bashku Ditën e Flamurit, Ditën e Alfabetit dhe Patronatin e shkollës sonë. Tri festa që bashkohen në një emocion të vetëm: krenarinë shqiptare! ❤️🖤

Në këtë atmosferë festive, nxënësit tanë shkëlqyen me këngë, poezi, valle dhe paraqitje artistike plot energji e shpirt.

Na nderoi me praninë e tij Kryetari i Komunës së Tearcës, z. Daut Memishi, si dhe drejtues shkollash, prindër, mësues e shumë mysafirë të respektuar. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm!

Le të jetojë flamuri ynë!

Le të ndriçojë fjala shqipe!

Le të rritet e lulëzojë shkolla jonë!

🇦🇱Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Alfabetit dhe Patronatin e Shkollës “Ismail Qemali”! 🇦🇱

Comments are closed.
Për shkollën

Organizimi i procesit mësimor sipas standardeve më të larta, shërbim profesional. Aktivitete mësimore, jashtmësimore, argëtuese…

Kontakt

ADDRESS:
rr.101 p.n
Nerasht, 1203

Tetovë

North Macedonia

tel/fax: 38944 345386
email: ismail_qemali@hotmail.com