SHFK,,Ismail Qemali” – f. Nerasht, Ju Prezanton edhe një sukses në vazhdën e shumë sukseseve!
Nxënësja e Shfk “Ismail Qemali” – Nerasht, Habibe Murati, ka shquar në Panairin e Shkencës “MAARIF 2023 duke fituar vendin e dytë ndër 160 pjesëmarrësit në garat për prezantimin e projekteve inovative në kategorin e lëndës së Matematikës. Suksesi i saj pos një arritje individuale, gjithashtu reflekton suksesin e përgjithshëm të nxënësve dhe shkollës sonë në sferën e arsimit dhe përkushtimin në fushën shkencore.
Habibe Murati është një nxënëse e zellshme në Shfk “Ismail Qemali”- Nerasht, me një qëndrim pozitiv dhe pasion për shkencën që e ka treguar me angazhimin e saj të vazhdueshëm në projektet e saj shkollore.
Suksesi i nxënëses së shkollës sonë në Panairin e Shkencës “MAARIF 2023” nuk është vetëm një fitore personale, por një frymëzim për nxënësit e tjerë të Shfk “Ismail Qemali”- Nerasht.
Njëkohësisht ky sukses është një tregues i punës sonë të palodhur, sukses i përgjithshëm i shkollës dhe tregues i punës ekipore me theks të veçant kontributi i palodhshëm i arsimtares Nedreta Murati!
Puna jonë si ekip është suksesi dhe motoja e përgjithshme e shkollës sonë!




