Në SHFK ,,Ismail Qemali” Nerasht u prezantua Sience on Stage North Macedonia. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndësishme ishin punonjës te arsimit në kuadër të shkollave të komunës së Tearcës, prindër dhe nxënës. Nxënësit në përkrahje të arsimtares Hasime Jashari, përmes projekteve kreative të realizuara në kuadër të Klubit të Kodimit denjësisht e përfaqësuan shkollën tonë dhe njëkohësisht dëshmuan për vlerat që bart gërshetimi i teknologjisë me idetë inovative.
Pjesëmarrja e profesorëve të nderuar dhe njëkohësisht edhe bartësit e Steam Lab për Maqedoni Ramadan Aliti, Fexhide Ademi dhe Bashkim Ziberi, i njohën të pranishmit për qëllimet dhe objektivat e qendrës .
Qendra për Edukim dhe Mësim Inovativ – STEMLab është një nismë e profesionistëve të shkencave natyrore dhe teknike dhe vjen si refleksion i nevojës për transformimin e mendësisë së edukimit dhe përshtatjen e tij konform kërkesave të kohës.
STEMLab është e fokusuar në edukimin e gjeneratave të reja dhe në krijimin e profesionistëve në STEM (Science, Technology, Engineering, Math) edukim, të cilët do të jenë ndërveprues me ambientin ku jetojnë, me kreativitet të lartë në punën e tyre dhe të gatshëm për edukim që zgjatë gjatë gjithë jetës.






