Lajmërim

“Gjatë aktiviteteve, nxënësit u njohën me alfabetin e gjuhës angleze përmes lojërave interaktive dhe ushtrimeve praktike. Ata bënë përsëritje të shkronjave dhe u ndanë në grupe për një garë argëtuese, ku fitonte grupi që gjente shkronjën e saktë më shpejt. Aktivitetet vazhduan me këngën e numrave dhe lojën për gjetjen e numrit më të madh, duke ndihmuar në zhvillimin e …
Read more
Oborri i shkollës sonë me pamje të re! Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se oborri i Shkollës Fillore “Ismail Qemali” në Nerasht ka marrë një pamje të re falë shtrimit me bar artificial, duke krijuar kështu kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive për nxënësit tanë. Ky projekt u realizua me mbështetjen e çmuar të familjes Abdiu, veçanërisht …
Read more
Nxënësja Amina Ismaili ishte fituese e vendit të dytë në lëndën Shkenca Natyrore, në Garat Republikane të mbajtura më 18 maj 2025 në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Shkup. Urime për suksesin dhe përfaqësimin e denjë të nxënënsve të shkollës sonë!
Read more
Shkolla jonë mori pjesë në Panairin e Shkencës”Maarif Science Fair” 2025. Nxënësit tanë Drini, Learti dhe Unejsa prezantuan me sukses projekte të ndryshme shkencore dhe treguan përkushtim dhe interes për shkencën. Falënderojmë të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen!
Read more
Klubi i Gazetarisë Nerasht është i ngazëllyer të njoftojë se kanë publikuar një numër të gazetës së tyre shkollore. Gjatë muajve të fundit, studentët janë mentoruar nga vullnetarja jonë e Korpusit të Paqes, Enrique. Nxënësit mësuan për rëndësinë e tregimit dhe mënyrën e realizimit të intervistave. Gazeta u krijua tërësisht nga nxënësit dhe u shpërnda në klasat e tyre.
Read more
Kori i shkollës sonë ka arritur një sukses të shkëlqyeshëm, duke zënë vendin e dytë në kategorinë “Kori i Shkollës” në kuadër të garave shtetërore për vitin 2024/2025, të organizuara nga Shoqata e mësimdhënësve të muzikës në shkollat e përgjithshme fillore, të mesme dhe profesionale në Republikën e Maqedonisë. Kjo arritje është rezultat i përkushtimit të palodhur të nxënësve tanë …
Read more
32 nxënës nga Shkolla Fillore e Nerashtit “Ismail Qemali” morën pjesë në WriteOn-in vjetor! Konkurs për shkrime kreative në gjuhën angleze. Falenderim i veçantë për mësuesen që asistuan në organizimin dhe përgatitjen e nxënësve të tyre: Leonora Shemshi . “WriteOn” konkursi organizohet nga Peace Corps Volunteers dhe feston kreativitetin në gjuhën angleze.
Read more
Në garat rajonale në lëndën e shkencave natyrore, nxënëset e klasës së V, Amina Ismaili dhe Unejsa Rexhepi, si dhe nxënësi i klasës së VI, Leart Selmani, fituan vendin e dytë duke siguruar pjesëmarrjen në garat shtetërore. Urime për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme!
Read more
Sukses i radhës për shkollën tonë! Me krenari njoftojmë se nxënësja jonë Elisa Iljazi ka fituar VENDIN E PARË në Garat Komunale “Bibliotekistët e rinj” që u mbajtën më 16 prill 2025 në hapësirat e Bibliotekës Universitare “Max van der Stoel” – library SEEU” – Tetovë. Elisa arriti këtë rezultat, duke lënë pas shumë konkurrentë të denjë nga shkollat e …
Read more
Shkolla jonë “Ismail Qemali” është shpallur fituese e titullit “eTwinning School” për vitet 2025-2026! Ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit të shkollës sonë ndaj mësimit inovativ, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përdorimit efektiv të teknologjisë në arsim. Si një shkollë eTwinning, ne jemi pjesë e një rrjeti evropian të institucioneve arsimore që promovojnë bashkëpunimin, zhvillimin profesional të mësuesve dhe përfshirjen e …
Read more
Për shkollën

Organizimi i procesit mësimor sipas standardeve më të larta, shërbim profesional. Aktivitete mësimore, jashtmësimore, argëtuese…

Kontakt

ADDRESS:
rr.101 p.n
Nerasht, 1203

Tetovë

North Macedonia

tel/fax: 38944 345386
email: ismail_qemali@hotmail.com