“Gjatë aktiviteteve, nxënësit u njohën me alfabetin e gjuhës angleze përmes lojërave interaktive dhe ushtrimeve praktike. Ata bënë përsëritje të shkronjave dhe u ndanë në grupe për një garë argëtuese, ku fitonte grupi që gjente shkronjën e saktë më shpejt.
Aktivitetet vazhduan me këngën e numrave dhe lojën për gjetjen e numrit më të madh, duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive logjike dhe matematikore.
Në lojërat logjike, nxënësit lidhën shkronjat për të krijuar fjalë, duke forcuar aftësitë gjuhësore dhe mendimin kritik.
Dita u përmbyll me aktivitete sportive të larmishme, ku fëmijët u argëtuan dhe e shijuan në maksimum bashkëpunimin dhe lojën në grup.”






