Një hapësirë e re për pushim, relaks dhe bashkëbisedim!
Në oborrin e shkollës sonë “Ismail Qemali” – Nerasht, po ndërtohet një shtëpizë pushimi, e cila do të shërbejë për nxënësit, prindërit dhe të punësuarit në shkollë.
Ky vend i vogël, por me shumë kuptim, do të jetë një hapësirë e ngrohtë për relaks, komunikim dhe frymë bashkëpunimi.
Një falënderim i veçantë shkon për firmen “REZZ Woodwork” – Nerasht, e cila e mundësoi këtë projekt me donacionin e saj bujar.
Shembull i bukur i bashkëpunimit mes komunitetit dhe shkollës sonë! ![]()







