SHFK Komunale “Ismail Qemali” – Nerash njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se ka filluar procesi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027.
Regjistrimi do të realizohet në përputhje me dispozitat e Ligjit për Arsimin Fillor dhe do të zhvillohet në ambientet e shkollës nga 04 maj deri më 31 maj 2026.
Kush ka të drejtë të regjistrohet?
Të drejtë regjistrimi kanë fëmijët e lindur gjatë vitit 2020, si dhe fëmijët që do të mbushin moshën e përcaktuar për regjistrim deri më 31 janar 2027, me kërkesë paraprake të prindit ose kujdestarit dhe me mendimin e pedagogut të shkollës.
Dokumentet e nevojshme
Për regjistrim, prindërit duhet të paraqesin këto dokumente:
- Certifikatën e lindjes;
- Vërtetim për vaksinat e pranuara;
- Vërtetim nga stomatologu (kontrolli i dhëmbëve);
- Vërtetim nga oftalmologu (kontrolli i syve).
Pjesëmarrja e njërit prind së bashku me fëmijën gjatë regjistrimit është e domosdoshme.
Vendi dhe afati i regjistrimit
📅 Periudha e regjistrimit: 04.05.2026 – 31.05.2026
📍 Vendi: Zyra e pedagogut, SHFK Komunale “Ismail Qemali” – Nerash.
Informata shtesë
Për çdo pyetje ose informacion shtesë, mund të kontaktoni pedagogun e shkollës në numrin:
📞 075/205-048
Mirëpresim të gjithë nxënësit e rinj në familjen e madhe të SHFK Komunale “Ismail Qemali” dhe u urojmë një fillim të mbarë në rrugëtimin e tyre arsimor!

