Festë, kulturë dhe krenari në Shkollën Fillore “Ismail Qemali” – Nerasht! ![]()
Sot zhvilluam një program të mrekullueshëm kulturor-artistik, ku festuam së bashku Ditën e Flamurit, Ditën e Alfabetit dhe Patronatin e shkollës sonë. Tri festa që bashkohen në një emocion të vetëm: krenarinë shqiptare! ![]()
![]()
Në këtë atmosferë festive, nxënësit tanë shkëlqyen me këngë, poezi, valle dhe paraqitje artistike plot energji e shpirt.
Na nderoi me praninë e tij Kryetari i Komunës së Tearcës, z. Daut Memishi, si dhe drejtues shkollash, prindër, mësues e shumë mysafirë të respektuar. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm!
Le të jetojë flamuri ynë!
Le të ndriçojë fjala shqipe!
Le të rritet e lulëzojë shkolla jonë!
Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Alfabetit dhe Patronatin e Shkollës “Ismail Qemali”! ![]()













