![]()
Oborri i shkollës sonë me pamje të re!
Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se oborri i Shkollës Fillore “Ismail Qemali” në Nerasht ka marrë një pamje të re falë shtrimit me bar artificial, duke krijuar kështu kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive për nxënësit tanë. ![]()
![]()
Ky projekt u realizua me mbështetjen e çmuar të familjes Abdiu, veçanërisht z. Fati Abdiu, të cilit i jemi thellësisht mirënjohës për kontributin dhe dashurinë që tregon për shkollën dhe komunitetin tonë.
Fusha e re nuk do t’u shërbejë vetëm nxënësve të shkollës, por do të jetë në shërbim edhe të rinisë së fshatit, të cilët tashmë do të kenë një hapësirë të përshtatshme për organizimin e aktiviteteve sportive dhe argëtimin e shëndetshëm. ![]()
![]()
![]()
Faleminderit nga zemra! ![]()





