Pjesëmarrje në festivalin ndërkombëtar Science on Stage 2024 – TURKU FINLANDË
Me kënaqësi, përfaqësojmë shkollën tonë në festivalin prestigjioz Science on Stage 2024, i cili u mbajtë ne Turku të Finlandës, ku vendi ynë merr pjesë për herë të parë. Ky festival ka për qëllim rritjen e cilësisë së arsimit duke përfshirë edukimin STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), dhe ne jemi të nderuar të kontribuojmë në këtë mision të rëndësishëm. Pjesëmarrja jonë jo vetëm që do të përfitojë nga shkëmbimi i përvojave dhe metodave inovative me kolegë nga e gjithë bota, por do të ofrojë gjithashtu mundësinë për të përmirësuar dhe frymëzuar edukimin në vendin tonë.







