Edukim cilësor dhe konkurrues, për një shoqëri të bazuar në dije.

Banka dhe karrige për nxënësit

Shkolla jonë edhe më e bukur dhe më funksionale!

Falë një donacioni shumë të çmuar, ambientet e klasave tona janë pasuruar me 50 banka të reja dhe 85 karrige për nxënësit e klasave I–IX.

Këto mjete do të krijojnë kushte më të mira pune dhe një atmosferë më të përshtatshme për mësim.

Falënderojmë nga zemra donatorët Besim Bakiji dhe Naim Latifi, të cilët me përkushtimin e tyre tregojnë se sa e rëndësishme është mbështetja e arsimit dhe nxënësve tanë.

📘 Me investime të tilla, bashkë po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët!

Comments are closed.
Për shkollën

Organizimi i procesit mësimor sipas standardeve më të larta, shërbim profesional. Aktivitete mësimore, jashtmësimore, argëtuese…

Kontakt

ADDRESS:
rr.101 p.n
Nerasht, 1203

Tetovë

North Macedonia

tel/fax: 38944 345386
email: ismail_qemali@hotmail.com