Kori i shkollës sonë ka arritur një sukses të shkëlqyeshëm, duke zënë vendin e dytë në kategorinë “Kori i Shkollës” në kuadër të garave shtetërore për vitin 2024/2025, të organizuara nga Shoqata e mësimdhënësve të muzikës në shkollat e përgjithshme fillore, të mesme dhe profesionale në Republikën e Maqedonisë.
Kjo arritje është rezultat i përkushtimit të palodhur të nxënësve tanë dhe punës profesionale të udhëheqësit të korit Arsim Osmani.
I falënderojmë të gjithë për mbështetjen dhe i urojmë suksese të mëtejshme fëmijëve tanë të talentuar!
Këngët mund të ndiqen në linqet më poshtë:

