Sukses i radhës për shkollën tonë!
Me krenari njoftojmë se nxënësja jonë Elisa Iljazi ka fituar VENDIN E PARË në Garat Komunale “Bibliotekistët e rinj” që u mbajtën më 16 prill 2025 në hapësirat e Bibliotekës Universitare “Max van der Stoel” – library SEEU” – Tetovë.
Elisa arriti këtë rezultat, duke lënë pas shumë konkurrentë të denjë nga shkollat e komunave të Tetovës dhe rrethinës.
Kjo fitore e kualifikon atë për të përfaqësuar shkollën tonë dhe komunën në Garat Republikane, të cilat do të mbahen më 07 maj 2025 në Kërçovë.
Urime të përzemërta Elises, mentorit të saj dhe të gjithë nxënësve pjesëmarrës!
Vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt dijes me përkushtim dhe sukses!




