Shkolla jonë është fituese e çmimit të parë në eTwinning për projektin e saj inovativ në Agjendën e Gjelbër, duke dëshmuar përkushtimin dhe suksesin në edukimin mjedisor. Ky vlerësim pasqyron punën e palodhur të nxënësve dhe mësuesve tanë në ndërgjegjësimin dhe veprimin për një mjedis më të qëndrueshëm, e gjitha kjo nën menaxhimin e arsimtares mentore Hasime Jashari. Përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, aktiviteteve kreative dhe përdorimit të teknologjisë, ne kemi ndërtuar një model edukimi që frymëzon brezat e rinj për të mbrojtur natyrën. Ky çmim na motivon të vijojmë me projekte të reja dhe të sjellim ndryshime pozitive në komunitetin tonë!
Urime dhe suksese në projekte tjera!




