Kodeksi për Punëtorët

  • Mësimi në shkollë fillon me 1 shtator dhe mbaron më 10 qershor.
  • Mësimi fillon në ora 7 : 30 para dite kurse pas dite 13:00 dhe zhvillohet në dy ndërrime, ora mësimore zgjat 40 min.
  • Arsimtari nuk guxon të bëjë fyerje të kolegve të tij
  • Arsimtari nuk guxon të bëjë fyerjen dhe malltretimin psiko-fizikë të nxënësve.
  • Arsimtarët duhet të gjenden në vendin e punës 30 minuta para se të fillojë ora e tyre mësimore .
  • Arsimtarët kujdestarë janë të detyruar të zbatojnë rendin dhe disiplinën në shkollë
  • Pos në pushimin e madhë, nxënësve mos tu lejohet shëtitja nëpër korridoret e shkollës dhe jashtë shkollës. Kjo është detyrim për arsimtarin kujdestar por edhe arsimtarët tjerë.
  • Mësimdhënësit duhet t′iu shmangin qëndrimeve të gjata në zyrën e mësimdhënësve.
  • Sjellja e arsimtarëve ndaj nxënësve duhet të jetë korrekte dhe pa fyerje sepse para së gjithash duhet të dihet që nxënësi është personalitet dhe subjekt që duhet respektuar.
  • Arsimtarët në shkollë duhet të vijnë të veshur në bazë të rregullave pedagogjike.
  • Për të gjitha problemet arsimtarët duhet me kujdes dhe me durim të bisedohet me nxënësit që në mënyrë të qetë dhe të kulturuar të gjejnë zgjidhje për të njëjtën. Arsimtarët duhet të kenë bashkëpunim të ngushtë me prindërit (posaçërisht udhëheqësi i paraleles) dhe të jetë në dispozicion për prindërit.
Për shkollën

Organizimi i procesit mësimor sipas standardeve më të larta, shërbim profesional. Aktivitete mësimore, jashtmësimore, argëtuese…

Kontakt

ADDRESS:
rr.101 p.n
Nerasht, 1203

Tetovë

North Macedonia

tel/fax: 38944 345386
email: ismail_qemali@hotmail.com